Profilet

Profilet dhe drejtimet brenda tyre

  • Ekonomi, ( Shitje dhe Marketing, Banka dhe Shërbime të Sigurimeve, Teknologji e Informacionit, )
  • Administratë ( Administratë dhe Shërbime të Zyrës)
  • Tregti   (Logjistikë dhe Magazinim)
  • Hoteleri (Hoteleri dhe Turizëm)

 PROFILET

 

Administratë dhe Shërbime të Zyrës

Punëtori i aftësuar për zyrë dhe administratë ofron shërbime të mira, trajtim konsumatori dhe bën punë teknikë të zyrës në ndërmarrje publike dhe private. Punëtori i zyrës dhe administratës është përdorues i aftë i sistemeve të Teknologjisë Informative në ndërmarrje, dhe ka njohuri të mira të sistemeve të nevojshme administrative.

fig7

 

 

 

 

 

 

 Gjatë ores praktike në profilin Administratë dhe Shërbime të Zyrës

 Banka dhe Shërbime të Sigurimeve

Shitësi është i aftë të ofrojë shërbime të mira për blerësit dhe kolegët dhe ka aftësi të mira komunikimi. Blerësi do të dijë se si administrimi dhe rutina ekonomike ndikojnë në përfitimet
për ndërmarrjen.

fig8

 

 

 

 

 

 

 Nxënësit gjatë praktikës profesionale në kabinet

fig9

 

 

 

 

 

 

 Simulim në kabinet i një bisede biznesi nga përfaqësuesit e Raiffeisen Bank

 

Shitje dhe Marketing

Shitësi është i aftë të ofrojë shërbime të mira për blerësit dhe kolegët dhe ka aftësi të mira komunikimi. Blerësi do të dijë se si administrimi dhe rutina ekonomike ndikojnë në përfitimet për ndërmarrjen.

Marketingu, alternativë e kohës për udhëheqjen e bizneseve drejt suksesit

Paraqitja e marketingut, shikuar historikisht, është përcaktuar me shkallën e zhvillimit të fuqive prodhuese, me zhvillimin dhe përsosjen e tregut, me këtë marketingu  ka marrë një rëndësi  të veçantë, si në aspektin e afarizmit të ndërmarrjes poashtu edhe në aspektin e përgjithshëm ekonomiko – shoqëror.

Fillimishtë marketingu zhvillimin e vetë e ka pasur të fokusuar kryesisht te produktet e prekëshme. Në kushtet e një jete ekonomike shumë dinamike prirjet e marketingut janë në rritjen  përmanente të shërbimeve, dhe në kuadër të kësaj e pakontestueshme është rëndësia e marketingut si proces. Fokus i marketingut në mënyre përmanente janë klientet njëjtë me objektivat e ndërmarrjes por që procesi marketing shkon më tutje trajton nevojat dhe kërkesat e klientëve duke inkurajuar biznesin të krijoj dhe zhvilloj produkte apo shërbime cilësore që pajtojnë ato nevoja dhe kërkesa dhe që i siguron biznesit një shitje të suksesshme në funksion të arritjes së objektivave afariste njëkohësisht.

Marketingu si proces i referohet koordinimit të politikave të cilat edhe i integron sipas rrethanave biznesore dhe në funksion të biznesit, duke hulumtuar nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve dhe nënyrë sistematike koordinon përpjekjet që të ofrohen produkte dhe shërbime konform të gjeturave në hulumtim për pritjet konsumatore. Në praktiken e përditëshme shpesh marketingu si proces barazohet padrejtësisht me shprehjen reklamë, gjë që është një pëgjithsim i gabueshëm dhe joprofesional nga shkaku se reklama është element që biznesi e përdor apo lason për të përçuar  mesazhe që kanë një audienc të synuar pra është elementë i politikës së komunikimit, i një elementi që përbën miksin e marketingut.

Marketingu si proces e sidomos marketingu modernë është në funksion të biznesit dhe fuqishëm ndikon në formulimin e qëllimeve afariste. Prej këtyre qëllimeve themelore dhe jetike janë strategjit  e marketingut prej të cilave nxirren dhe përcaktohen grupet e synuar të konsumatorëve apo segmente të caktuara të tregjeve. Zbatimi i strategjive të marketingut si proces implementohet kurë biznesi është i gatshëm të ndërmarr vendime për një apo disa nga politikat e tij qoftë ajo politikë e produktit, politik komunikimit, çmimeve apo veprime që ndërlidhen me atë që tashmë njihet si marketing i logjistikës.

Nëse analizojmë veprimet marketing delë se e pakontestueshme për biznesin dhe strukturat organizative të biznesit është organizimi i departamentit të marketingut i cili në mënyrë specifike zgjedhë dhe formulon objektivat marketing, cakton caqe që lidhen me pjesen e tregut të synuar, specifikon po ashtu veprime që lidhen pashmangëshëm me ngritjen dhe ruajtjen e imazhit të biznesit dhe realizimin e objektivave afariste.Në kushtet e një standardi dinamik dhe jete ekonomike të përshkruar nga një diversitet  veprimtarishë afariste dhe ambiente jashtë zakonisht konkurruese, bizneset duhet kuptojnë rëndësinë dhe peshën influencuese të konsumatorëve në njërën anë dhe marketingut në anën tjetër. Konsumatorët janë indikator që fuqishëm ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve apo produkteve që u ofrohen sepse kërkesat e tyre evuluojnë me trendë rritje të pritjeve të tyre,  të cilat vazhdimisht janë të ndryshme në atë që njihet si përceptim që influencon në formulimin nivelit të shërbimit të pranuar. Në rrethana të tilla është shumë e vështirë që biznesi njëheresh të ofrojë atë çka konsumatoret kanë nevojë, prandaj departamenti për marketing  zbaton me profesionalizëm strategji marketingu për të qartësuar fokusin e biznesit pranë segmenteve të caktuara të tregjeve dhe konsumatorëve .

Pra duhet formuluar dhe vendosur  strategji marketingu për të përcaktuar  audiencën e synuar që konsiderohet fokus i biznesit, d.m.th njerëzit apo organizatat që përfaqësojnë fuqinë blerëse ose shfrytëzuesit për produktet  tona. Një përcaktim i saktë i grupeve të synuara është një parakusht për përdorimin e pagabueshëm dhe funksional të të ashtuquajturave instrumente të marketingut.

Sigurisht se marketingun duhet kuptuar si një proces të mundësive për jetësimin e qëllimeve dhe strategjive diversifikuese për të arritur diferencim të produktit apo shëbimeve dhe synimet pozicionuese të biznesit në një segment. Në këtë kontekst, përqendrimet, dhe të gjitha vendimet që ndërmerr biznesi ndërlidhen me projektimin, paketimin, etiketimin e produkteve në funksion të ofrimit të  shërbimit karshi pritjeve të klientëve. Përveç kësaj, strategjitë e çmimeve, si dhe mënyrat e ofrimit pagesës për konsumator përcaktohen përmes veprimeve marketing. Në politikën e shpërndarjes zbatohen vendimet e marketingut për marketingun dhe logjistikën në funksion të përzgjedhjes së kanaleve të shitjes, po ashtu departamenti i marketingut në mënyrë sistematike kujdeset edhe për imazhin e biznesit si një element i fuqishëm  konkurrues.

Është me rëndësi që resurset njerzore profesionale të bizneseve të përkushtohen në krijimin  e alternativave në funksion të kombinimit optimal të variablave dhe instrumenteve të marketingut që do të ishin proporcionale me pritjet e konsumatorëve dhe të ndikoj në kënaqësinë e nevojave dhe dëshirave të tyre. Në këtë kontekst bizneset duhet të kuptojnë dhe analizojnë se është shumë e vështirë, gati e pamundur që të realizojnë objektivat e tyre afariste në mjedise konkuruese nëse platforma ofertuese e tyre është homogjene me platformat ofertuese të pjesëmarrësve të tjerë në tregë.

Marketingu, përfundimisht mbetet alternativë që përmes instrumenteve të tij është në funksion të biznesit duke nxitur idenë për të krijuar diferencim ofertues për tregjet e synuara, sepse konsumatoret nuk vlersojnë njëjtë tiparet dhe karakteristikat e produkteve apo shërbimeve.

Mr.sc Mentor KRYEZIU

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë.

29177342_2026336490931900_5976395835028537344_n 29178417_2026336527598563_4651147344719380480_n 29178743_2026336644265218_4903688672945111040_n 29178915_2026336607598555_8197485558805561344_n 29186479_2026336680931881_4252671175328530432_n 29196387_2026336564265226_2254445797007425536_n 29216064_2026336454265237_8033544178921111552_n 29243645_2026336887598527_5744331923027656704_n

fig10 fig11

 

 

 

 

 

Nxënës gjatë praktikës në ndërmarrje       Nxënës gjatë praktikës në ndërmarrje

fig12

 

                                                                            

 

 

 

 

Nxënës gjatë praktikës në ndërmarrje

 Logjistikë dhe Magazinim

Operatori i logjistikës është i trajnuar në ruajtjen dhe të transportin e brendshëm të mallrave dhe ngarkesave. Operatori merret lidhur me dërgimin e letrave dhe recepsionin, dhe siguron që mallrat gjithmonë janë të ruajtura në mënyrë të sigurtë.

 fig13

 

 

 

 

 

Nxënës gjatë praktikës në ndërmarrje.

 Hoteleri dhe Turizëm

Punëtori i aftësuar pëer hoteleri dhe turizëm ofron shërbime të mira dhe kujdes për klientë. Bazë është aftësia për të promovuar dhe shitur aranzhmanet turistike, te transportit dhe akomodimit për klientë të ndryshëm. Njohuria e produkteve te ndermarrjes dhe produkteve të tjera përkatëse është vendimtare për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve dhe turistëve.

fig13.1

fig13.2

 

 

 

 

 

fig13.3

fig13.4

 

 

 

 

 

 

Aktivitete hoteliere.

fig14

 

 

 

 

 

 

 Në klasë mësimore

TIK – ( IT )

Shërbimet e IT përbëjnë mbështetje për shfrytëzuesit, mësimin dhe mbikqyrjen sa i përket sistemeve IT brenda ndërmarrjes. Punëtori shërbyes TI ka njohuri të shërbimit dhe ka aftësi të mira komunikimi në gjuhën amtare dhe në gjuhën angleze.

fig15

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë praktikës në kabinet- profili TIK