Praktika Profesionale

RAPORTI I TEORISË DHE PRAKTIKËS ndryshon në varësi të nivelit të shkollimit.  Në vitin e pare është 60% teori dhe 40% praktikë, në vitin e dytë është 40% teori dhe 60% praktikë, ndërsa në vitin e tretë 30% teori dhe 70% praktikë.  Praktika profesionale në vitin e pare dhe të dytë realizohet në kabinete, mbrenda shkollës, përmes simulimit të ambienteve të punës. 

 

fig16pral

 

 

 

 

 

 

Praktika në kabinet

Disa profile i kanë të zhvilluara edhe Firmat Ushtrimore, të cilat funksionjnë shumë mire dhe kanë dhënë rezultate positive në aspektin e përgatitjes së nxënësve për tregun e punës. E rëndësishme të theksohet është se nxënësit e nivelit të II-të (klasa e XII-të) realizojnë praktikën profesionale në kompani nga dy ditë në javë gjatë gjithë vitit shkollorë.  Të gjithë të diplomuarit që kanë dalur nga QK Malishevë kanë përfunduar praktikën profesionale, në përputhje me planprogramin mësimorë. 

 

fig17

 

 

 

 

 

 

 

Praktikë në kabinet

fig18

 

 

 

 

 

 

 

Detyra praktike të punuara nga nxënësit-prezantime multimediale

 

Bashëpunimi i Qendrës së Kompetencës me bizneset e lokale në Malishevë është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe është një faktor determinues për suksesin e shkollës dhe të nxënësve tanë.  Ky bashkëpunim ka dhënë produktin e vet si në aspektin profesional ashtu edhe atë edukativo-arsimor. 

 

Qendra e Kompetencës aktualisht i ka mbi 60 bashkëpunëtorë, nga fusha e biznesit privat dhe institucioneve publike, të cilat përkrahin projektet dhe iniciativat e saj gjatë gjithë kohës. 

 

Realizimi i planprogrameve mësimore do të ishte i pamundur nëse nuk do të kishim përkrahjen e bizneseve lokale, kështu që ne i falënderojmë shumë dhe i sigurojmë ato se do të vazhdojmë të përgatisim së bashku kuadro të reja për tregun e punës, në mënyrë që të ngritët cilësia e shërbimeve dhe të përmirësohet gjendja e përgjithshme e punëtorëve të kualifikuar në vendin tonë.

fig19

 

 

 

 

 

 

 

Përfaqësues të bizneseve në bordin e shkollës

fig20

 

 

 

 

 

 

 

 Nxënës të shkollës me instructorët e praktikës në ndërmarrje

fig21

 

 

 

 

 

 

 

Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank realizojnë orë praktike në klasë

fig22

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë prezantimit të Raiffeisen Bank nga nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Ditën e Shkollës.

  • Praktika Profesionale: