Historiku i Shkollës

Shkolla filloi punën në dhjetor të vitit 2010 dhe është emëruar SHMP “Qendra e Kompetencës” , gjendet ne rrezen e malit Golesh te Malishevës gjegjësisht ne anën e djathtë te rrugës Malisheve – Rahovec.  Kemi filluar procesin mësimor me 38 mësimdhënës dhe 416 nxënës.  Kemi 528 nxënës të diplomuar nga dy gjeneratat e para 2012/2013 (286 nx.) dhe 2013/2014 (242nx.). Aktualisht, në vitin shkollorë 2014/2015 shkollimin e vijojnë mësimin 920 nxënës.

Infrastruktura e shkollës si tërësi përfshinë 30 klasë për mësim teorik dhe 7 kabinete për mësim praktik me gjithsejtë 34 paralele.  Që nga fillimi e deri më tani kemi bërë përpjekje për përmirësimin e kushteve dhe pajisjen e kabineteve të profileve, duke u bazuar në kërkesat e secilit profil.  Kabinetet janë të pajisura me laptopa dhe projektorë, sipas nevojave të profileve, dhe moduleve/lëndëve mësimore, duke mundësuar kështu realizimin e planprogrameve mësimore.